Arrijnë në 181 (nga 156 që ishin) shtetet e siguruara, në të cilat Sace mund të ndërhyjë në mbështetje të aktiviteteve tregëtare të sipërmarrjeve italiane. Keshilli i Administrimit i grupit menaxhues të kreditimit ndërkombëtar, ka pranuar disa rishikime të rëndësishme për kriteret e sigurimit, “për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të mbulimit të sipërmarrjeve në shtete të karakterizuara nga një potencial i lartë rritjeje, por ende nën një situate risku të lartë”.

Ndër shtetet ku Sace do të adoptojë një politikë hapjeje të mëtejshme, është Turkmenistani, Surinami dhe Libia, për shkak të përmirësimit të nivelit te riskut në këto vende; Kosova, “shtet në fazën e kushtetueshmërisë, i bërë tashmë sovran dhe i pavarur”; Armenia dhe Grenada, pas heqjes së ndalimit të borxhit nga ana e FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) Kirghizistani, Taxhikistani, Nepali, Antilet Hollandeze, Bolivia, Guajana, Haiti dhe Nikaragua, ku do të vlerësohet siguria e çdo operacioni rast më rast.

Sace konfirmon veprimtari të plotë në vendet e mësipërme dhe në hapësirat kryesore të eksportit italian, dhe redukton nga 35 në 16 vendet ku nuk e shtrin aktivitetin e vetë (vendet “e mbyllura”). “Në këtë fazë, vlerësimi i riskut duhet të jetë i gjithëanshëm – thotë Alessandro Castellano, administrator i grupit – dhe mos të kufozohet vetëm në treguesit ekonomiko-financiar: një vlerësim që të japë mundësinë që të promovohen projekte te mira, edhe në një shtet “të ndërlikuar””.

Nga këto ndryshime të bëra, do të përfitojnë plot 29 shtete të Afrikës Subsahariane, ndërsa për shkak të rritjes së riskut të shtetit, u futën masa kufizuese për Jemenin (mbyllje). Ndryshimet e vendosura nga FMN kanë përfshirë për Sace, futjen e kufizimeve për borxhet e Rumanisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Nuk kanë ndryshuar ndërkohë kushtet siguruese, pavarësisht përkeqësimit të riskut të shtetit, për partnerët importues tregëtar si Rusia, Kazakhistani, Bjellorusia, Letonia, Pakistani, Venezuela dhe Ukraina.